Aktualitet

Dorëheqja e Thaçit, Meta: Vlerësoj aktin, besoj tek pafajësia e tij

Shkruar nga Liberale
Dorëheqja e Thaçit, Meta: Vlerësoj aktin, besoj tek

Pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga detyra e presidentit pas komunikimit të aktakuzës nga Gjykata e Hagës, vjen një reagim ngakreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta.

Përmes një mesazhi në Facebook, Meta theksoi se vlerëson aktin e Thaçit për dorëheqjen. Mes të tjerash kreu i shtetit shqiptar tha se beson në pafajësinë e tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, siç është konfirmuar edhe në të kaluarën.

REAGIMI I METËS

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.

Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën. Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH