Drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku kërkon emërimin e saj në Prokurorinë e Përgjithshme.
Aktualisht Prela është drejtuese e komanduar e prokurorisë për Krime të Rënda, por me krijimin e SPAK, ky organ shkrihet.
Mirëpo kjo për Prelën do të thotë, rikthim në Prokurorinë e Durrësit, aty edhe ku ka emërimin.
“Pas shkrirjes së Krimeve e krijimit të SPAK më emëroni në Apel. Nëse s’ka hapësirë në Apel më emëroni në Prokurorinë e Përgjithshme”, mësohet të ketë thënë ajo.
Kërkesa po shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës e më pas KLP do të dalë me një vendim./Gazeta Liberale