Populisti i ekstremit të djathtë, anti-islamiku Geert Wilders, po shkon drejt një fitoreje të madhe në zgjedhjet parlamentare në Holandë.
Rezultati e vendos atë në linjë për të udhëhequr bisedimet për formimin e një koalicioni të ri qeverisës dhe ndoshta të bëhet kryeministri i parë i djathtë në një kohë trazirash politike në pjesën më të madhe të kontinentit.
Sipas BBC një “exit poll” i publikuar nga transmetuesi kombëtar NOS, tha se Partia e Lirisë e udhëhequr nga Wilders fitoi 35 nga 150 ulëset në parlament, më shumë se dyfishi i vendeve të fituara në zgjedhjet e fundit. Rezultatet përfundimtare zyrtare priten vetëm të enjten.
Programi zgjedhor i Wilders përfshin thirrjet për një referendum për largimin e Holandës nga Bashkimi Evropian, një ndalesë totale të pranimit të azilkërkuesve si dhe kthimin e migrantëve në kufijtë holandezë.
Ai gjithashtu mbron "de-islamizimin" e Holandës, megjithëse ka qenë më i butë për islamin gjatë kësaj fushate zgjedhore sesa në të kaluarën.
I etiketuar si "Donald Trump holandez", ai do të duhet të formojë një qeveri koalicioni përpara se të marrë drejtimin e pushtetit në Hollandë.