Dollari amerikan u rrit në nivelin më të lartë të 20 viteve kundrejt një shporte valutash të hënën, pasi kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell sinjalizoi se normat e interesit do të mbaheshin më të larta për një kohë më të gjatë për të ulur inflacionin në rritje.
Dollari arriti në 138.88 kundrejt jenit japonez, më i larti që nga 21 korriku, ndërsa juani ra në nivelin më të ulët dyvjeçar prej 6.9321 për dollar.
Sterlina ra gjithashtu në nivelin më të ulët me 0,61% në 1,1658 dollarë, ndërsa euro ra 0,49% në 0,9916 dollarë.
Lëvizjet zgjeruan fitimet e dollarit të bëra të premten kur Powell paralajmëroi se do të kishte “disa dhimbje” për familjet dhe bizneset pasi do të duhet kohë që Fed të kontrollojë inflacionin.
Yield-et në thesaret e SHBA u rritën gjithashtu të hënën pas komenteve të Powell-it, me yield-et dyvjeçare që u rritën në 3,4890%, më i larti që nga fundi i vitit 2007, ndërsa yield-et 10-vjeçare qëndruan në rreth 3,1229%.
Tregjet tani po vlerësojnë me rreth 76.5% shanse për një rritje të normës me 75 pikë bazë në mbledhjen e ardhshme të Fed në shtator.