Aktualitet

Dokumenti/ Këshilli i BE: Negociatat e pranimit të nisin sa më shpejt

Shkruar nga Liberale

Këshilli i Bashkimit Europian i ka dërguar një letër pune në datën 5 maj delegacioneve të vendeve të BE përpara mbledhjes së sotme të ministrave të jashtëm të BE.

Këshilli i Bashkimit Europian në paragrafin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka kërkuar që për këto dy vende të fillojnë negociatat e anëtarësimit me BE sa më shpejt të jetë e mundur.

Po ashtu sipas Këshillit të BE, duhet të ruhet vrulli i reformave në këto dy vende dhe të ecet përpara me integrimit europian.

"Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitja më e fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për të popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende.’’- thuhet në paragrafin 21.2.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH