Aktualitet

Dokumenti/ E quajnë reformator! Kush janë akademikët që propozojnë Skënder Gjinushin për një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave

Shkruar nga Liberale

Akademia e Shkencave e Shqipërisë zyrtarizoi sot Skënder Gjinushin për një mandat të dytë në krye të institucionit shkoncor në vend përmes tre propozimeve dhe vlerësimit të tyre.

Tre akademikë: Nestor Thereska, akademik emeritus, Arben Merkoçi, akademik dhe Adrian Civici, akademik i asociuar propozojnë akademik Skënder Gjinushin për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, në bazë të nenit 11 "Zgjedhja e Kryesisë" të ligjit 53/2019 "Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar dhe të neneve 15 dhe 16 të Statutit të ASH.

Në tekstin e propozimit shkruhet:

"Propozimi ynë bëhet, pasi vlerësojmë punën dhe ecurinë e bërë në këto katër vitet e drejtimit të ASH nga akademiku Gjinushi, pas kryerjes së fazës së parë të reformës dhe në përmbushje të angazhimeve të marra para Asamblesë. Ndër të tjera çmojmë hapjen e ASH ndaj botës akademike në vend dhe në rajon, përtëritjen e radhëve të saj me anëtarë të rinj, krijimin e njësive të reja të kërkim studimit, rritjen e peshës dhe angazhimit në bashkëpunimet institucionale në vend, rajon dhe më gjerë, në zbatim të misionit ligjor të ASH.

Shprehim bindjen se ky proces reformimi do të vijojë edhe në mandatin e radhës për të përmbushur detyrimet e fazës së dytë të reformës së nisur për riorganizimin e ASH me institute, si dhe për realizimin e projekteve madhore të ndërmarra nga akademia jonë në fushën e albanologjisë: "Enciklopedia e shqiptarëve", "Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe" dhe "Historia e shqiptarëve etj. Shpresojmë që propozimi ynë të merret në konsideratë".

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH