Globi

Doktori italian: Covid-19 është dobësuar, klinikisht s'ekziston më

Shkruar nga Liberale
Doktori italian: Covid-19 është dobësuar, klinikisht

Doktorët e koronavirusit në Itali kanë deklaruar sot se pandemia është ‘dobësuar' që prej vërshimin agresiv në të gjithë globin në fillim të vitit.

Kreu i spitalit San Raffaele në Milano, Dr Alberto Zangrillo tha se sëmundja është tashmë shumë më pak vrasëse dhe se ‘klinikisht nuk ekziston më në Itali.

Doktori i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi tha se pacientët e rinj të infektuar së fundmi po tregojnë simptoma më të buta dhe se masa e virusit në sistemin e tyre trupor është reduktuar ndjeshëm në krahasim me periudhën e marsit.

Por jo të gjithë janë dakord me pretendimet.

Kreu i trupit shkencor qeveritar italian tha se ishte i çuditur nga pretendimet e Dr Zangrillo, kurse një epidemiolog i Stanford University në Britani i quajti ato “gjepura”.

Viruset si HIV dhe i ftohti i zakonshëm kanë pësuar të njëjtat mutacione thonë studiuesit, ndërsa kritikët thonë se ato e kanë bërë këtë gjatë shumë viteve, ndryshe nga koronavirusi i ri që njihet vetëm prej dhjetorit.

Studimi i San Raffaele bazohej në mostrat e marra nga 200 pacientë gjatë 10 ditëve të fundit, të cilat krahasoheshin me mostra të marra një muaj më parë. Drejtori i mikrobiologjisë së San Raffaele, Massimo Clementi tha se ngarkesa virale në mostra tregonte se virusi ishte dobësuar konsiderueshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH