LIfe Style

Doktorët i presin vajzës njërën këmbë. Shokët e surprizojnë

               Publikuar në : 14:49 - 14/04/19 Liberale

Një vajzë e re e cila lufton çdo ditë për jetën ishte e ftuar dje në mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Ajo quhet Kristina dhe dy vite më parë është diagnostifikuar me kancer.

Historia e Kristinës

Kur ishte në vitin e parë të gjimnazit ajo kishte filluar të ndjente lodhje dhe shqetësime në këmbën e majtë. Pas shumë konsultave mjekësore, Kristina kishte zbuluar që shqetësimet i vinin si pasojë e tumorit.

Familja e kishte dërguar në Itali që të operohej, por fatkeqësisht doktorët për t’i shpëtuar jetën ishin detyruar që t’i prisnin këmbën pasi tumori kishte avancuar shumë.

Kristina pas operacionit i ishte nënshtruar disa kimioterapive dhe muaj më vonë doktorët kishin zbuluar disa njolla në mushkri.
Ajo ishte nënshtruar një operacioni tjetër i cili kishte përfunduar me sukses.

Në studion e “Dua të të bëj të lumtur” kishin ardhur shokët e saj të gjimnazit me dëshirën për ta bërë të lumtur Kristinën. /Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *