Aktualitet

Dogji ullishten në Pezë, arrestohet 65-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Dogji ullishten në Pezë, arrestohet 65-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 65-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i zjarrit në fshatin Roshnje, Njësia Administrative Pezë.

Sipas uniformave blu, nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme ullishtesh, ndërsa në pranga ka rënë shtetasi A. U.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Roshje, Njësia Administrative Pezë, kishte rënë zjarr dhe për pasojë ishte djegur një sipërfaqe e konsiderueshme ullishtesh, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A. U., 65 vjeç, banues në Pezë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte ndezur një zjarr në pronën e tij, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë dëmtuar ullishtet që ndodheshin në kufi me pronën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH