Aktualitet

"Do you speak english?”, Fatmir Bektashi 'zbërthehet' në SPAK, por kyç gojën para mediave, gazetarët e pyesin në gjuhë të huaja

Shkruar nga Liberale
"Do you speak english?”, Fatmir Bektashi 'zbërthehet'

Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, duke respektuar kështu masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Bektashi deklaroi se qëndron përballë drejtësisë sepse nuk ka kryer asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza dhe këtë do ta vërtetojë koha.

“Unë kam një parim, çfarë do që të ndodhë, dil nga dera kryesore dhe përballu me këdo. Unë e dija që kishte hetim prej 2020. Kam qëndruar këtu të përballem me drejtësinë. S’ka asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza dhe këtë do ta vërtetojë koha”, ka deklaruar Bektashi, raporton Top Channel.

Ndërkohë, pas daljes nga ambientet e institucionit, Bektashi ka refuzuar t'iu përgjigjet gazetarëve, duke ngritur shpatullat e duke tundur kokën për çdo përgjigje të drejtuar prej tyre. Për këtë arsye, gazetarët i janë drejtuar edhe në gjuhë të huaja, të tilla si: "Parli italiano? Do you speak english?"

Sipas SPAK, Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezi me qëllim shfrytëzimin e territoreve sportive Partizani për kryerje ndërtimesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH