Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se të gjithë pasagjerët që kanë planifikuar të udhëtojnë në datën 9 tetor nga Roma në Tiranë se do të përballen me shtyrjen e orarit të fluturimit, të paktën për tre orë, pas kompania e fluturimit “Alitalia” ka paralajmëruar një protestë masive.
Njoftimi i AAC-së:
Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë, se për shkak të një greve të lajmëruar nga kompania “Alitalia”, do të afektohet fluturimi i datës 09/10/19, AZ 510 Romë – Tiranë, i orës 22:00. Fluturimi do të shtyhet me 3 orë, në orën 01:00 të ditës tjetër. Ndërsa të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit./Gazeta Liberale