Showbiz

“Do tju shkatërrojmë si fis, ty dhe Eno Popin”, Olta Gixhari bën gazetarin për ‘spital’ pas mesazhit që mori nga fansat e Luizit

Shkruar nga Liberale

Moderatori i njohur Eno Popi ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” nga ku hodhi kunja për këngëtarin Luiz Ejlli.

“Dhe do të jetë i shoqëruar nga fisi i gruas” u shpreh Eno. Por as ai dhe tjetër nuk e priste bujën e madhe që bëri batuta në fjalë.

Marr shkas nga kjo zhurmë mediatike, dy vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj në bashkëpunim me Olta Gixharin kanë vendosur ti bëjnë një kamera të fshehtë gazetarit.

Çdo gjë filloi kur Olta Gixhari thërret Eno Popin për një kafe.

Teksa si fillim moderatori dha përshtypjet e tij për filmin, ku tha se Sara Hoxha e kishte surprizuar, ai akoma nuk e dinte se çfarë e priste.

Kur Olta e pyet për vajzën e tij aty plani ishte në rrjedhën e duhur, teksa ai i tregon se ajo ndodhet ne Toronto dhe e sheh shumë rrallë, aktorja me të qeshura i thotë: “Aaa! Në Kanada, mos doje të thoje…”-referuar frazës që u tha nga Luiz Ejlli.

Koha kaloi dhe Olta gjen rastin ti tregoj Enos një mesazh kërcënimi që supozohet se e kishte marrë nga fansat e Luizit.

“Olta, mos e përmend me Luizin!!!!!! Po e përmende njëherë ti dhe Eno Popi për te mare fame, do tju shkatërroj!!! Ty, fisin tënd dhe fisin e Eno Popit… do ma dëgjosh zërin Te Komuna e Parisit…”- shkruhej në mesazhin e krijuar nga Olta dhe dy vëllezërit Veshaj.

Dhe për ti mbushur mendjen aktorja që është në habitatin e saj fillon dhe i trillon historinë e saj lidhur me ngjarjen.

“Unë jam me urdhër mbrojtje, kam frikë nëse e ke vënë re mua më sjell gjithmonë Dori këtu nuk rri asnjëherë vetëm”.

Më tej Eno shprehet se e gjitha çka ai kishte thënë ishte keqkuptuar dhe keqinterpretuar.

Por e gjithë qetësia e Enos prishet kur punonjësja e lokalit e njofton për dëmin ë bërë.

Punonjësja: Ta kanë shkatërruar

Eno del nga lokali dhe përballet me pamjet jo shume të këndshme pasi makina e tij përveç se ishte e mbushur me emra, nuk kishte asnjë nga gomat në vend.

Eno del nga lokali dhe përballet me pamjet jo shume të këndshme pasi makina e tij përveç se ishte e mbushur me emra, nuk kishte asnjë nga gomat në vend.

Hidhërimi i tij nuk zgjati shumë sepse Romeo dhe Donaldi nxorën në dritë planin e tyre duke i treguar gazetarit se dëmin ia kishin bëra ata si një kamera e fshehtë.

Pavarësisht se Eno u shpreh se e kishte kuptuar planin pasi Olta për të ishte shumë e lexueshme ajo çfarë shihet nga pamjet e transmetuara nuk tregon të njëjtën gjë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH