Showbiz

"Do t'ju jemi gjithë jetën mirënjohës", Arbana Osmani flet pas dasmës: E kam ndjerë pafund dashurinë tuaj

Shkruar nga Liberale

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj të shtunën kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Sot Arbana ka reaguar me një postim në Instagram.

"Pak ditë më parë në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë. E pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t'ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë.", shkruan Arbana.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH