Aktualitet

“Do t'i jemi përherë mirënjohës”, Meta mesazh ngushëllimi familjes së ish-deputetes

Shkruar nga Liberale
“Do t'i jemi përherë mirënjohës”, Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-deputetes socialiste, Edlira Haxhiymeri.

Meta dhe Haxhiymeri kanë qenë kolegë në Kuvend, si deputetë të Partisë Socialiste para dy dekadash.

“Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri”, shkroi Meta në rrjetet sociale.

“Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t'i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare”.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes,  kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë!”, - ka qenë mesazhi i Presidentit Ilir Meta./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH