Aktualitet

Do të udhëtonin jashtë vendit, aksidenti i merr jetën 56 vjeçares, plagosen familjarët e saj

Shkruar nga Liberale
Do të udhëtonin jashtë vendit, aksidenti i merr jetën 56

Një grua humbi jetën dhe 4 persona të tjetër mbeten të plagosur, pasi automjeti taksi me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas një grumbull gurësh.

Aksidenti ndodhi rreth orës 4 e 30 minuta të mëngjesit të së enjtes, në autostraden Milot-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Sanxhakut në Kurbin.

Viktimë e këtij aksidenti mbeti Prena Gjetani 56-vjeçe si dhe u plagosen nusja e djalit të saj Alda Gjetani 30-vjeçe bashkë me dy fëmijët e mitur dhe drejtuesi i automjetit taxi shtetasi L.D 40-vjeç.

Të plagosurit u dërguan me urgjence në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku pasi morën ndihmën e parë mjekësore mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave familja nga Kurbini ishte nisur me taxi drejt aroportit të Rinasit, ku do të udhëtonin jashtë vendit. Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH