Aktualitet

“Do të na vrasë sipas shenjave”, 25-vjeçarja që plagosi partnerin, hedh akuza ndaj vjehrrit: Më ngacmoi s*ksualisht

Shkruar nga Liberale
“Do të na vrasë sipas shenjave”, 25-vjeçarja

Historia e vajzës shtatzënë që plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj, në banesën e tyre në Kombinat, duket se është kthyer tashmë në një serial, ku dita- ditës dalin në dritë detaje dhe akuza të reja.

Nusja e re, mohon të ketë plagosur partnerin, duke thënë se është vetëplagosur, ndërsa përfshin edhe vjehrrin, duke e akuzuar se e ka ngacmuar sek*sualisht. Sipas saj, kjo është arsyeja që janë larguar nga familja e partnerit dhe kanë dalë në shtëpi me qira.

“Në thikë nuk kanë qenë gjurmët e mia, komisariati më tha dje që janë bërë të gjitha. Eraldo është vetëplagosur. Ai ka pasur thikën në dorë, ndërsa ka pasur për dore djalin, i dhashë edhe një biberon me qumësht. I thashë që mos bëj sherr sepse është çuni është gjynah”, tha ajo në emisionin "Me zemër të hapur".

Mesazhet

Por në emision janë publikuar disa mesazhe telefonike mes vëllait të 25-vjeçares dhe partnerit të saj.

I vëllai: Po iku, lëre të vejë kur të dojë. Se do të na vrasë sipas shenjave.

Eraldi: Doli rrugëve para punës time, duke pritur atë. La fëmijën në krevat të bjerë, të hapë kokën.

I vëllai: Ke të drejtë Erald, po e bëri këtë le të vejë ku të dojë. Unë nuk po marr vesh se ç’po bëni.

Përballja me kunatën

Ndërkohë Myrvete hodhi akuza ndaj vjehrrit të saj se e ka ngacmuar seksualisht dhe sipas 25-vjeçares, ishte pikërisht kjo arsyeja pse ajo dhe Eraldi u larguan nga banesa e prindërve të tij.

“Vjehrri më ka ngacmuar seksualisht, ia dërgova me mesazh Eraldit. Kam vetëm motrën, vetëm me atë flas. Vëllai më tha mos rri atje kur ndodhi ngjarja. Kam bërë denoncim për vjehrrin”, tha ajo, deklaratë e cila ka sjellë në përballje të të resë me kunatën e saj, Marsilda.

Marsilda: Është ajo dhunuesja, jo vëllai im. Për çështjen e babait, është diçka e cekët. Do kërkoj ligjërisht dëmshpërblim moral për atë që i ka bërë prindërve të mi

Myrvete: Apo duhet të kërkojë babai yt falje mua. Ndaj më mori Eraldi dhe ikëm që aty.

Marsilda: T’i bëjnë një test psikologjik.

Myrvete: A t’ia bëjmë vëllait tënd këtë testin.

Marsilda: Ajo duhet të ishte në burg tani. Duhet të mbajë përgjegjësi për ato që thotë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH