Sport

Do të marrë drejtimin e Napolit? Edi Reja shuan dyshimet

Shkruar nga Liberale
Do të marrë drejtimin e Napolit? Edi Reja shuan dyshimet

Edi Reja, do vazhdojë të qëndrojë në stolin e Kombëtares shqiptare. Prej ditësh emri i tij qarkullonte në mediat italiane, për të marrë drejtimin e Napolit, por ai ka hedhur poshtë zërat se mund të lërë kombëtaren.

Në Napoli unë kthehem gjithmonë. Sepse më presin shumë gjëra të bukura, kam shumë miq, madje kam raporte të mira me Presidentin, qyteti më pëlqen shumë. Është e vërtetë që takimi i sotëm, ka të bëjë me rinovimin, por ne nuk kemi nevojë për letra dhe shkrime. Kemi folur praktikisht, sepse akordin është gjetur prej kohësh. Sot, jam së bashku me kolegët e mi të kombëtareve të moshave për të folur me Presidentin Duka dhe për të dëgjuar nëse ai është është i kënaqur nga ne apo jo. Kam darkuar me të dhe besoj se ai do bëjë gjërat e mira dhe konkrete”, ka thënë Reja./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH