Showbiz

"Do të kthehet në Shqipëri dhe do bëhet ministre", reagon Bleona

Shkruar nga Liberale
"Do të kthehet në Shqipëri dhe do bëhet ministre",

Pas përfshirjes së Bleonës në fushatën e Donald Trump-it, mediat kanë aluduar se këngëtarja do të rikthehet në atdhe dhe do t'i hyjë politikës për t’u bërë ministre.

Kjo është mohuar nga këngëtarja, e cila në një intervistë për "Politik on", në Ora News tha se do të vazhdojë të qëndrojë në SHBA dhe se nuk ka aspirata politike.

“Unë nuk kam aspirata politike. Shumë njerëz kanë aluduar meqë janë zgjedhjet, do të kthehem në Shqipëri për 6 muaj që të bëhem ministre. Dihet tashmë që unë çohem shumë vonë nga gjumi dhe nuk mund të kem një punë 9 me 5. Vazhdoj t’i qëndroj pas faktit se administrata Trump ka bërë një punë të mrekullueshme dhe mesazhi im ka qenë për shqiptarët që jetojnë në SHBA. Unë jam shumë krenare që komuniteti shqiptar është integruar në SHBA”, tha Bleona.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH