Sport

Do të blejë Salernitanën? Reagon Olsi Rama

               Publikuar në : 15:04 - 13/06/19 V Liberale

Lajmi i publikuar nga mediat italiane se dyshja e Partizanit, Demi-Rama, kërkojnë të blejnë aksionet e ekipit të Salernitanës bëri jo pak “zhurmë”.

Sipas “Salernogranta.it”: “Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar dhe aktualisht drejtor i përgjithshëm i Partizanit, sëbashku me presidentin Demi, janë një nga dy grupet që kërkojnë të blej aksionet e klubit që është në pronësi të Claudio Lotitos”

I kontaktuar nga BalkanWeb, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama e ka mohuar një lajm të tillë. 

“E vërtete aty është vetëm që jam drejtor i Partizanit dhe vëllai i kryeministrit, se dhe titullin na e kanë vënë sikur e kemi marrë pas 20 vitesh jo 26 siç është e vërteta. Asgjë tjetër nuk ekziston në realitet, madje as në fantazinë time dhe të presidentit Demi”, u shpreh Olsi Rama./Marrë nga BW

(Visited 2 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *