Aktualitet

“Do ta hedh djalin nga ballkoni", rrëfehet 25-vjeçarja që plagosi me thikë partnerin: Mendonte se nuk e doja më 

Shkruar nga Liberale
“Do ta hedh djalin nga ballkoni", rrëfehet 25-vjeçarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen një ditë më parë të një të riu në banesën e tij në Kombinat, nga bashkëjetuesja shtatzënë. Motra e të plagosurit Erald Tosku tregoi se kunata ishte agresive dhe se shpesh kishin zënka mes çiftit.

Por 25-vjeçarja ka treguar për emisionin "Me zemër të hapur", se bashkëjetuesi i saj është i dhunshëm dhe ka qenë ai i pari që ka dashur ta godasë me thikë.

“Ishte ora 8 e mëngjesit, nuk kishim asnjë debat. Ai u ngrit për të ikur në punë, por kishte temperaturë 40. Unë i thashë mos shko për 20 mijë lekë në punë. Kishte problem me veshkën, edhe mushkërinë. Atë e mori shoku në telefon dhe i tha se do e heqin nga puna, atij i iku mendja.

Ngaqë merresha me fëmijën i dukej sikur nuk e doja më. Unë e doja atë njeri, ndaj vendosa të bëja dhe një fëmijë tjetër. "Ta mora djalin e ta hodha nga ballkoni", më tha, "po dil nga shtëpia". Më tha do të vras. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. U ngrit ai dhe kapi thikën, tentoi të më vriste. Unë i kapa thikën dhe e ndalova. Më kishte thënë dhe herë të tjera që mund të më vriste. I thashë që u pendova që e kisha marrë”, u shpreh ai.

Sipas saj pasi u plagos, bashkëjetuesi i saj nuk kishte gjakderdhje të konsiderueshme, por iu mor fryma dhe ajo njoftoi një mik të tijin që e transportoi drejt spitalit. Ajo tregoi se pasi e takoi atë në spital ai e akuzoi për plagosje dhe tani nuk mundet ta takojë më.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH