Showbiz

"Do përfundosh si Amy Winehouse", Britney Spears i përgjigjet ish-bashkëshortit dhe djalit: Më është thyer zemra...

Shkruar nga Liberale
"Do përfundosh si Amy Winehouse", Britney Spears i

Këngëtarja Britney Spears ka reaguar pas deklaratave të ish-bashkëshortit të saj, Kevin Federline, i cili sipas mediave ka deklaruar se, këngëtarja po merr drogë dhe sipas tij ajo do ketë fundin e Amy Winehouse.

Britney theu heshtjen e saj pasi djali i madh Preston, 17 vjeç, dhe ish-bashkëshorti Kevin Federline babai i dy djemve të Britney-t, i kërkuan publikisht asaj që të merrte ndihmë ‘para se të ishte tepër vonë’.

“Fakti që njerëzit po pretendojnë gjëra që nuk janë të vërteta është kaq e trishtë… Mbase ata as nuk i kanë thënë këto gjëra sepse nuk ka kuptim për mua që ata të thonë atë… Për Preston që thotë “ajo duhet të na dëgjojë para se të jetë vonë”… A ju kujtohet çdo vizitë që keni ardhur në shtëpinë time, keni hyrë në dhomën tuaj dhe keni mbyllur derën? Nuk ju pashë kurrë djema… Jayden luajti në piano dhe bëmë muzikë së bashku… Por ditën që i thashë se doja t’ju shihja më shumë djema, nuk ju pashë më. Më trishton sepse u përpoqa shumë t’i bëja gjërat të këndshme për ju dhe kurrë nuk ishte mjaftueshëm. Tani pas shpine flisni për mua … më është thyer zemra dhe lajmet janë kaq të ulëta … Gjithmonë jam ndjerë sikur lajmet më bullizojnë… Është e trishtueshme sepse të gjithë rrinë duarkryq sikur është në rregull për të sajuar gënjeshtra… Pse më thonë që duhet të rri duarkryq? Pse të gjithë shkojnë kaq poshtë ? Shpresoj vetëm që të jenë thjesht lajme dhe Kevin dhe Preston të mos kenë thënë ndonjë nga ato gjëra”, shkruan Britney.

Kujtojmë se Kevin dhe Britney ishin të martuar deri në vitin 2007, kur u divorcuan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH