Aktualitet

"Do konsumojmë çdo hapsirë, edhe Parlamentin", hap Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Do konsumojmë çdo hapsirë, edhe Parlamentin", hap

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, për partitë dhe kandidatët në të gjithë qarqet, ndërsa kreu i opozitës deklaroi betejë.

Partitë politike kanë pesë ditë kohë për të ankimuar rezultatin, ndërsa PD po mbledh çdo ditë fakte e dokumente mbi manipulimin dhe shitblerjen e votës dhe LSI e lajmëroi se do ta ankimojë në KQZ, të paktën në pesë qarqe.

Kreu i KQZ-së, Celibashi do t’u bënte thirrje partive të analizonin fletët e pavlefshme, mbi 83 mijë syresh, për të kuptuar më thellë shkaqet, para se ato të asgjësohen sipas procedurës.

“Detyra jonë është të qëndrojmë fort dhe të luftojmë fort për rikthimin e  demokracisë në vend i cili është një nga kushtet kryesore që bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe është një kusht i patejkalueshëm për të avancuar drejt asaj që kemi premtuar dhe do të bëjmë realitet me gjithë shqiptarët anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ka deklaruar kryedemokrati në këtë dalje të dytë të tij pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH