Aktualitet

“Do kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen”, Shkëlzen Berisha ironi me avokatin e caktuar nga shteti për gjyqin e të atit

Shkruar nga Liberale

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas akuzave të ngritura nga SPAK për babain e tij.

Shkëlzen Berisha ka kritikuar vendimi për avokatin e caktuar nga shteti që gjykata vendosi sot të mbrojë Sali Berishën, pasi dy avokatët e caktuar nga familja e tij zgjodhën të bojkotojnë seancën.

“Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishën! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen”, shkruan me ironi Shkëlzen Berisha.

Djali i ish-kryeministrit ka shpërndarë edhe një postim që avokati i caktuar për të përfaqësuar Sali Berishën, Artan Simoni ka shpërndarë vetëm dy ditë më parë në rrjetet sociale.

Shprehja e Simonit është interpretuar sikur i referohet Sali Berishës, ndërsa vetëm dy ditë më pas ai zgjidhet për të mbrojtur pikërisht Berishën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH