Aktualitet

"Do kesh kohë deri në 2047 të mendosh mirë për inceneratorët" mesazhi i Kryemadhit për Veliajn

Shkruar nga Liberale
"Do kesh kohë deri në 2047 të mendosh mirë për

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërkuar sërish llogari nga kryebashkiaku Veliaj në lidhje me punën e inceneratorëve dhe firmës prej 91 milionë euro.

Ajo është shprehur se “Avokati i Inceneratorëve” do të ketë kohë deri në 2047 të thotë dhe të mbaj përgjegjësi për firmën e tij. Po ashtu ajo ka shtuar se ai mund të mashtrojë dhe SPAK-un, por jo qytetarët.

“Avokati i inceneratorëve” Erion Veliaj, përfaqëson interesat e bosave të inceneratorit, jo interesat e qytetarëve të Tiranës.

Çfarë e pengon Erion Veliaj, që hodhi firmën 91 milionë euro të bëjë transparencë para qytetarëve, se ku kanë shkuar paratë e tyre?

Edhe SPAK-un do ta gënjejë siç gënjeu komisionin hetimor?! Mos harro o “Avokati Inceneratorëve”: Ne dhe shqiptarët nuk i gënjen dot. Mbaje vath në vesh: Deri në 2047 do kesh kohë ta thuash dhe vuash të vërtetën e firmës tënde për inceneratorin e Tiranës,” ka shkruar Kryemadhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH