Aktualitet

"Do jem gjithmonë atje ku kërkohet goditja e kryeministrit", Alibeaj do marrë pjesë në protestën e 11 shkurtit?

Shkruar nga Liberale
"Do jem gjithmonë atje ku kërkohet goditja e kryeministrit",

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është pyetur nga gazetarët, nëse do t’i bashkohet protestës së lajmëruar nga Sali Berisha më 11 shkurt.

Alibeaj u shpreh se ka marrë pjesë gjithmonë aje ku është kërkuar goditje e kryeministrit.

“Unë protestoj gjithmonë, bazuar në ligj, mbi fakte dhe e kam bërë këtë gjithmonë, në mënyrën më serioze. Do jem gjithmonë atje ku kërkohet goditja e drejtpërdrejtë e kryeministrit. Do ta shohim këtë punë, e kam dhënë përgjigjen, sot jemi për një çështje të rëndësishme”, u shpreh Alibeaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH