Aktualitet

Do ekzekutonin një person në Tiranë për pazare droge, si u parandalua krimi nga Policia e Lezhës

Shkruar nga Liberale
Do ekzekutonin një person në Tiranë për pazare droge, si u

Policia e Lezhës ka publikuar pamjet e dy operacioneve të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit, ku u arrestuan 4 persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë me të shkuar kriminale.

Pamjet tregojnë momentet e arrestimeve dhe sendet e sekuestruara nga policia, si një shumëllojshmëri armësh, nga kallashnikovët, te snajperët e lënda eksplozive C4, apo mijëra euro të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Gjatë këtij aksioni, policia njofton se ka parandaluar edhe një vrasje, që anëtarët e grupit kriminal po planifikonin të kryenin.

Bëhet fjalë për dy shtetasit e shpallur në kërkim, të dy me rrezikshmëri të lartë, E.V., 31 vjeç dhe H.N., 31 vjeç, të cilët nga informacionet e grumbulluara nga policia, rezulton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se të arrestuar në kuadër të operacionit “Mataro”, që planifikuan vrasjen, janë Mark Lamkja, Nikoll Marku dhe shtetasja Marie Marku, ndërsa janë në kërkim janë shpallur shtetasit me rrezikshmëri Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka.

“Nga hetimet paraprake dhe informacionet e grumbulluara rezulton se shtetasit H.,N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Këta shtetas, si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit N. M.

Ndërsa shtetasi M. L., dhëndri i shtetasit N. M., është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë. /BW

https://youtu.be/IxypUaloNcY

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH