Life Style

“Do e qante rolin e gagaçes”/ Xhemi Shehu nuk i harron fjalët Alketës

               Publikuar në : 19:56 - 28/02/20 liberale

Pavarësisht se dukej sikur debati ishte harruar mes moderatores Alketa Vejsiu dhe Xhemi Shehu, ka qenë kjo e fundit që i është rikthyer sërish.

Perzantuesja e njohur Alketa Vejsiu dhe portali i saj ka sulmuar Shehun, pasi kjo e fundit e ka kritikuar për mënyrën e veshjes në festivalin e RTSH-së.

Në një postim në Instagram, ‘Revista Class’ ironizonte me prezantuesen e Portokallisë, duke thënë se i shkonte shumë roli i gagaçes.

“Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante! Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!”-shkruhej në postim.

Siç duket, Xhemi nuk ia ka falur këtë gjë Alektës dhe në emisionin “Ftesë në 5”, ku ishte e ftuar me kolegun e saj, Salsano Rrapo, ka rikujtuar sërish këtë histori.

Ndërsa kolegu i saj po tregonte se Xhemi i kushton më shumë rëndësi fjalëve që thotë sesa imazhit të saj në daljet në televizion, moderatorja u përgjigje se e bën këtë që të mos ngjajë si gagaçe.

“Nuk besoj që ka një moderatore në Shqipëri që nuk e vret mendjen fare për look-un e saj me atë veshje që i japin sigurisht, që i sjellin për të prezantuar,”-tha Salsano.

“Nuk është shumë gjë e mirë kjo me thënë të drejtën, duhet ta vras njëçikë mendjen, duhet të vendos make up këtu tek krah, te këmbët që të mos më dalin si punë,”– iu përgjigj Xhemi.

Më pas modetaroi shtoi: “Po, por kjo tregon se ti nuk ke prioritet atë që do veshësh sesa tek ajo që do thuash.”

Tek fjala e kam, që të mos ngjaj si gagaçe (qesh),”– përfundoi prezantuesja./Gazeta Liberale

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back