Sport

Djokovic reagon për herë të parë nga “burgu” australian

Shkruar nga Liberale
Djokovic reagon për herë të parë nga “burgu”

Tenisti serb Novak Djokovic është prononcuar për herë të parë që kur autoritetet australiane nuk i lejuan hyrjen në vend.

Në rrjetet sociale, numri 1 i botës ka shkruar: “Shumë falemnderit atyre që po më mbështesin vazhdimisht. Unë e ndjej përkrahjen tuaj dhe e vlerësoj shumë”.

Izolimi i Novak Djokovic në një hotel për emigrantë në Melburn, pasi nuk ka kryer dy dozat e vaksinës, sipas ligjeve në Australi, ka bërë që çështja të marrë përmasa ndërkombëtare. Familjarët e tenistit akuzuan se po mbahet i burgosur, deklarata të hedhura poshtë nga ministrja e Brendshme, Karen Andreës.

“Djokovic nuk është i burgosur, madje ai mund të largohet nga Australia kur të ketë dëshirë. Nëse kërkon të kthehet, autoritetet e kufirit do ta ndihmojnë që procedura të jetë më e lehtë”, tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH