Globi

Djegia e spitalit/ Zaev nuk pranon dorëheqjet para hetimeve

Shkruar nga Liberale
Djegia e spitalit/ Zaev nuk pranon dorëheqjet para hetimeve

Edhe pse dorëheqjet janë për arsye morale, kryeministri Zoran Zaev, nuk do t’i pranojë derisa institucionet hetuese nuk dalin me informacione të detajuara në lidhje me përgjegjësit për djegien e spitalit në Tetovë.

“Është rendi që të presim të gjitha përgjigjet nga ekipet e forenzikës, nga ekspertët, nga hetimi i përgjithshëm dhe më pas do e them mendimin tim në lidhje me dorëheqjet e ministrit, zëvendësit, drejtorit dhe drejtorit ekonomik”.

Ndërsa nga VMRO-DPMNE kërkojnë që Kryeministri t’i pranojë dorëheqjet menjëherë, për arsye morale.

“Cili është kualiteti i materialeve me të cilat është ndërtuar spitali në Tetovë? Përse nuk ka pasur aparate kundër zjarrit edhe pse për këtë lëshim është tërhequr vëmendja? E prisnim se Zaev nuk do të jetë kundër Filipçes dhe bizneseve të tij, por presim përgjegjësi morale dhe para se të gjithash, me qëllim që hetimi mos të ketë asnjë presion, të gjithë të japin dorëheqje të parevokueshme”.

Kryeministri informoi se ekipet e para nga Gjermania kanë arritur. Ata duhet ta sigurojnë vendin ku ka ndodhur ngjarja, e më pas do të vijnë edhe ekipe të forenzikës.

Kujtojmë që pas djegies së spitalit Covid, pati një sërë dorëhqjesh, duke filluar nga Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, zëvendësministri Ilir Hasani deri te drejtori dhe zv/drejtori i spitalit të Tetovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH