Aktualitet

Djali mbyt nënën në Përmet, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale
Djali mbyt nënën në Përmet, dyshimet e para

Ngjarje e rëndë në Përmet. Një 24-vjeçar në rrethana të paqarta ka mbytur nënën e vet. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në lagjen “Partizani”. Autori i krimit është  vënë në pranga, ndërsa viktima është 65-vjeç.

Aktualisht nuk dihen shkaqet, por grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi të rëndë. Policia dyshon se autori vuan nga depresioni, por ky element nuk është vërtetuar ende.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH