Aktualitet

Djali mbahej peng në male nga babai, Lleshaj bën thirrje për burrat

Shkruar nga Liberale
Djali mbahej peng në male nga babai, Lleshaj bën thirrje për

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas operacionit në Mirditë, ku u arrestua një 44 vjeçari, i cili ishte në kërkim prej 18 muajsh për disa vepra penale.

Shtetasi Alban Buraku, kishte marrë me vete edhe djalin 8 vjeçar pasi ishte divorcuar nga gruaja.

në një postim në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se nga sot ky fëmijë mund t'i rikthehet jetës dhe nëna të clirohet nga makthi.

“Le të shërbejë ky lajm pozitiv si një thirrje tjetër për më shumë ndjeshmëri shoqërore kundër dhunës”, shkruan ministri Lleshaj.

Reagimi i plotë

Sot përfundoi një kalvar i rëndë i një fëmije, i cili mbahej peng në male nga…babai i tij, që prej nëntorit të vitit 2018.

Nga sot ky fëmijë mund t’i rikthehet jetës dhe nëna e tij e munduar mund të çlirohet nga një makth i tmerrshëm.

Le të shërbejë ky lajm pozitiv si një thirrje tjetër për më shumë ndjeshmëri shoqërore kundër dhunës.

Le të shërbejë ky moment edhe si një thirrje për më shumë burrëri e përgjegjësi, nga ata burra prindër, të cilët duhet të kuptojnë se vendi i fëmijëve është në familje dhe në shkollë.

Falënderime për këtë operacion të suksesshëm të Policisë në Mirditë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH