Aktualitet

Djali iu plagos nga hajduti, babai: Na tmerroi, qëllonte me pistoletë

Shkruar nga Liberale
Djali iu plagos nga hajduti, babai: Na tmerroi, qëllonte me pistoletë

Një 42 vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në zonën e plazhin e Durrësit, ndërsa autor i dyshuar ngjarjes kishte shkuar për të vjedhur.

I plagosur mbeti Rexhep Terziu i cili u përball me autorin dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Adem Tereziu, babai Rexhep Tereziut ka treguar për “Panorama” momentet e ngjarjes.

“Ishte ora rreth 08:20. Neve ishim te gjithe duke konsumuar darken. Nusja e djalit (Kimetja) degjoi zhurma tek shtepia e saj. Kemi kater pese shtepi ketu ne kete perimeter. Jane te djemve dhe vajzave te mia. Nuk kane mure ndarese. Nje mur te perbashket kane. Kur shkoi nusja e djalit, pa qe ne dhomen e gjumit ishte futur nje person i cili po kontrollonte sirtaret. Ai ishte i armatosur dhe i maskuar.

“Ca ben ketu” i tha ajo, ai i drejtoi pistoleten dhe i tha “te vrava po bertite”. Kimetja bertiti. Nderkohe, ai doli meshpejtesi nga shtepia. Rexhepi i doli ne njeren ane ndersa nipi ne anen tjeter qe ta neutralizonin. Por sapo i afroheshin ata, ai qellonte. Qelloi kater here. Nje plumb mbertheu Rexhepin ne kembe. E la te plagosur. Me pas u largua dhe e braktisi makinen me te cilen kishte ardhur. E kishte lene ketu tek rruga poshte, pak metra larg shtepive tona. Nuk di cfare te them, na tmerroi. Qellonte me pistolete, nderkohe qe vardalle ishin femijet. Sic i shikon, femijet luajne ne oborr pasi jane kusherinj. Pak minuta me vone vendi u mbush plote me polic. Ambulanca mori Rexhepin dhe e coi ne spital. Per fat te mire, mori vetem nje plage jo vdekje prurese. Mendoj se jemi me fat qe e gjithe kjo histori perfundoi me kaq pak deme, sepse mund te kishim edhe viktima”,- tha Adem Tereziu./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH