Globi

Djali i Vuçiç preket nga koronavirusi dhe përfundon në spital

Shkruar nga Liberale

Danilo Vucic, djali i Presidentit serb Aleksandar Vucic, është shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive për shkak se rezulton i prekur nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti serb në Instagram, ku shtruhen se i biri po i nënshtrohet trajtimit pasi u infektua nga ‘ky virus i mbrapshtë’.

Kur filloi gjithçka, Daniloja im më tha se dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe tabloja e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do ta fitosh. Babi të do, të gjithë duam!”-ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Mediat serbe shkruajnë Danilo dhe vajza e Presidentit, Milica janë angazhuar kohët e fundit në aktivitete humanitare, duke ofruar ushqime për të moshuarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH