Aktualitet

Djali i të vrarit më 21 janar kërkon rihapjen e hetimeve

Shkruar nga Liberale
Djali i të vrarit më 21 janar kërkon rihapjen e hetimeve

Rihapja e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, dy protestuesve që u qëlluan në tubimin e organizuar nga partia socialiste në 21 janar të 2011, ka nxitur edhe familjarët e viktimave të tjerë që të kërkojnë drejtësi.

Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt, i cili po ashtu u ekzekutua nga garda e republikës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka kërkuar rihetim të dosjes nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Ai tha se për këtë ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Lartë.

“Për dy personat që është hapur dosja e 21 janarit në dijeninë time për Aleks Nikën nuk ka pasur një hetim të thelluar dhe mesa kam marrë vesh ky është një hetim që ka bërë kërkesë policia. Shpresoj që çështjen e Aleks Nikës si dhe tre personave të tjerë ta marrë SPAK. Ne thjeshtë kemi bërë kërkesën në Gjykatën e Lartë. Akoma s’kemi marrë përgjigje. Pres që çështjen ta marrë SPAK. Kjo është shpresa ime. Edhe gjykata speciale nuk është krijuar koma. Por kësaj çështje do i shkohet deri në fund. Është çështje kohe dhe duhet besim”, tha Myrtaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH