Sport

Djali i Schumacher piloton për herë të parë në F1

Shkruar nga Liberale
Djali i Schumacher piloton për herë të parë në F1

Mick Schumacher do të debutojë në Formula 1 në Çmimin e Madh Eifel, ditën e premte, në 9 tetor.

Djali i 7 herë kampionit të botës, Michael Schumacher, është aktualisht pjesë e Akademisë së Pilotëve të Ferrarit dhe në kryesim të renditjes së përgjithshme të Formula 2.

21-vjeçari do të pilotojë të premten në pistën e Nurburgringut në Gjermani, në sesionin e parë të provave të lira, me një Alfa Romeo.

“Jam shumë i lumtur për këtë mundësi. Fakti që do të jem përballë patriotëve të mi në debutim, e bën këtë rast edhe më të veçantë. Falenderoj Alfa Romeon dhe Akademinë e Pilotëve Ferrari”, tha Mick Schumacher.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH