LIfe Style

Djali i Jolie flet për herë të parë për marrëdhënien me Brad Pitt

               Publikuar në : 10:52 - 12/09/19 LP

Duket se marrëdhënia e Brad Pitt me djalin e madh Maddox nuk ka gjasa të përmirësohet. 18-vjeçari, i cili po studion biokimi në Universitetin Yonsei në Korenë e Jugut, foli për herë të parë për konfliktin mes tyre.

Teksa u pyet nëse Pitt ka në plan ta vizitojë në universitet, ai u përgjigj: “Nuk di gjë për atë, nuk di gjë se ç’do të ndodhë”.

Ai u pyet edhe mbi thashethemet ku thuhet se marrëdhënia e tyre ka përfunduar.

“Epo ç’është e thënë që do të ndodhë, do të ndodhë”, u përgjigj ai.

Tre vite më parë, kur Angelina dhe Brad Pitt vendosën të divorcoheshin, pati zëra se Brad dhe Maddox, asokohe 15-vjeçar patën një grindje.

Në shtator të 2016-s, pati raportime se Pitt “iu hodh në fyt” Maddox pasi ky i fundit u përpoq të mbronte verbalisht të ëmën gjatë një grindjeje në avion. Ngjarja u tha se ndodhi gjatë një fluturimi me avion privat teksa ktheheshin nga Franca.

Incidenti asokohe u hetua nga Departamenti i Shërbimit ndaj Fëmijëve dhe Familjes në Los Angeles dhe u pasua nga firmosja e dokumenteve të divorcit nga Angelina Jolie pak ditë më pas.

Sipas burimeve të Us Weekly, 18-vjeçari “është shumë i afërt me të ëmën”, por nuk e sheh veten si djali i Brad Pitt./Gazeta Liberale

-785-0-5d7909c35ab1b chp_export_144770069_beverly-hills-ca-december-03-actors-brad-pitt-l-angelina-jolie-and-their-son -785-0-5d7909c227c08 38B3C94000000578-3803081-Brad_Pitt_s_argument_with_son_Maddox_led_to_Angelina_Jolie_s_dec-m-63_1474582181284 maddox-brad-pitt
<
>
(Visited 43 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *