Aktualitet

Djali hedh nënën në gjyq se i vuri emrin Gazmend

Shkruar nga Liberale
Djali hedh nënën në gjyq se i vuri emrin Gazmend

Në seancën e sotme të “Shihemi në Gjyq” ka ndodhur një situatë shumë e cuditshme mes një nënë dhe të birit. Arsyeja për këtë është emri që nëna i ka vënë djalit. Ajo e ka quajtur djalin e saj Gazment, por ky emër duket se i ka sjellë shumë probleme djalit të saj.

Ai është ndier i bullizuar nga shokët për shkak se emri Gazment në greqisht ngjason me kazmën, ndaj ai ka dashur ta ndryshojë.

Luljeta e thirri djalin e saj në një seancë ndërmjetësimi për shkak se ky i fundit prej 5 vitesh nuk i flet vetëm për shkak të emrit që ajo i ka vendosur.

E pyetur nga djali se përse e ka sjell këtu, nëna i afrohet djalit dhe mes lotësh i kërkon ta përqafojë. Por ky i fundit e refuzon duke i thënë se do e përqafojë kur të mund të ndryshojë emrin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH