Showbiz

DJ Sardi i ka dhënë fund beqarisë? Ja fotoja që na shtoi dyshimet

Shkruar nga Liberale

Dj Sardi është treguar gjithmonë i rezervuar përsa i përket jetës së tij personale. I ftuar në emisionin ‘Mes Yjesh’, ai nuk i shpëtoi pyetjes për romancën e tij më të fundit, ndërsa la të nënkuptohej se diçka ka ndodhur.

“Ndoshta e kam hedhur hapin. Edhe mund ta kem bërë propozimin e shumëpritur", u shpreh Sardi.

Ndërkohë, një foto e publikuar në llogarinë e tij personale ‘Instagram’, i ka bërë lëmsh të gjithë ndjekësit. Dj i njohur shfaqet me unazë në gishtin e dorës së majtë, duke treguar kështu se e ka hedhur hapin e rëndësishëm.

Sardi Shehu është një nga Dj. më të komentuar në lidhje me romancat e tij, por kjo është hera e parë që shohim një unazë në horizont. Pra, ndoshta propozimi ka ndodhur! Megjithatë, duhet të presim që Dj Sardi të zbulojë detaje të tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH