Showbiz

"Divorci më bëri të lumtur", gazetarja rrëfen vështirësitë në rritjen e vajzës: I kam kërkuar falje, nuk merresha me të

Shkruar nga Liberale

E njohur më së shumti për publikun me emisionin  e saj "Histori shqiptare", gazetarja Alma Çupi dallohet për të folurit pa dorashka e për t'i thënë mendimet pas asnj lloj rezerve apo frike paragjykimi.

Ajo ka treguar se është e divorcuar dhe nënë e një vajze studente në Francë, por së fundi e ftuar në “Shije Shtëpie”, ka folur më shumë për këtë periudhë të evështirë të jetës.

E quan vendimin më të mirë të jetës divorcin, dhe një hap që i ka dhënë lumturi, duke pasur mundësi të realizojë shumë gjëra në jetën e saj.

"Unë jam shumë e lumtur që e kam marrë hapin e divorcit. Unë e kam marrë hapin e divorcit e sforcuar, sigurisht, se nuk e dija që do isha kaq e lumtur se njeriu kur ndahet nuk e di që do jetë i lumtur, por unë nëse nuk do isha ndarë nuk do isha kjo që jam sot. Unë nuk do bëja një gazetë të suksesshme, unë nuk do kisha ndërtuar jetën time kështu, unë nuk do rrisja vajzën, nuk do ta çoja në Gjermani me studime. Unë nuk do bëja emisionin “Histori Shqiptare”, unë nuk do kisha fuqi t’iu ndaja njerëzve dashuri nëpër Shqipëri.

Mua më është dashur të punoj shumë me veten, unë kisha humbur Almën, unë gjeta Almën. Në momentin që vendosa të ndahem nga ajo marrëdhënie që nuk funksiononte unë kërkova Almën, Almën e dikurshme, Almën në gjimnaz, Almën në Akademinë e Arteve sepse unë e kisha humbur Almën", ka treguar ajo.

E pyetur për këshillat që mund t'iu japë grave që gjenden në të njëjtën situatë si ajo, gazetarja thotë se në fillim duhet të shërojnë veten dhe pastaj t;iu kushtohen fëmijëve.

Këshilla e Almës për gratë që ndodhen në një situatë të tillë është të fillojnë të kujdesen dhe të shërojnë veten e tyre.

"Gjëja e parë që bëra unë dola te Liqeni, fillova dy herë në ditë ecje te Liqeni. Fillova disiplinat, merresha me veten. Me vajzën nuk merresha dot shumë se nuk isha në gjendje të merresha me vajzën prandaj them që nuk është kaq kollaj të merresh me vajzën. Domethënë duhet njëherë të punosh me veten tënde. Kur fillova të shëroj veten time, pastaj fillova të kthehesha tek vajza. Dhe natyrisht ajo periudhë mund të ketë pasur një ndikim tek vajza dhe vajza ma ka thënë dhe ajo nga ana tjetër ka punuar me veten e vet.

Vajza ishte e vogël, ishte 2 vjeç e gjysmë kur unë pata divorcin dhe në moshën e adoleshencës ajo ka filluar të kuptojë shumë gjëra, i është dashur të punojë me veten dhe mua ma ka thënë më vonë. “Mua mama më është dashur të punoj shumë me veten që të arrij të çlirohem nga traumat që kam kaluar për shkak të sjelljes tënde”.

Pra në radhë të parë më ka vënë mua përpara përgjegjësisë sepse edhe unë kam fajin tim, pastaj pasi unë i kam kërkuar falje, kam kërkuar falje, është gjë e madhe të kërkoj falje unë se nuk e besoja që kisha gabuar, kërkova falje pastaj kuptoj që… filloj fajësoj dhe pjesën tjetër. Pra ne filluam të kuptojmë që të gjithë kishim faj në këtë treshe", rrëfeu Çupi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH