Kryesore

Ditët e Erasmus në UET, koha për studentin global në Shqipëri

               Publikuar në : 10:10 - 17/10/20 liberale

Selami Xhepa

Presidenti UET

Unë kam parë gjithmonë dy procese paralele. Nga njëra anë prej kohësh të gjithë jemi familjarë me termin globalizim, qarkullimin e ideve, mallrave, kapitaleve, por me fenomenin e ndërkombëtarizimit të sistemeve universitare, mendoj që është një risi dhe është një risi ndoshta e vetëm 20 viteve të fundit edhe në nivelin global, por ama shpejtësia me të cilën po zhvillohen proceset e ndërkombëtarizimit të sistemeve arsimore janë shumë herë më të forta dhe kanë ushqyer në një mënyrë të jashtëzakonshme fenomenin e madh të globalizimit.

Të dyja në fakt kohët e fundit janë një çik shaky, sidomos për globalizimin po të kemi parasysh politikat e presidentit Trump dhe luftërat e mëdha tregtare, por edhe në aspektin e ndërkombëtarizimit të proceseve mësimore duhet ta shikojmë edhe si një avantazh të jashtëzakonshëm, por duhet të shikojmë njëkohësisht edhe përtej avantazheve sepse ka dhe këtu disa rreziqe të cilat unë do t’i nënvizoj pak më poshtë. Kur flasim për ndërkombëtarizimin e sistemeve arsimore nuk nënkuptojmë absolutisht thjesht mobilitetin, nënkupton ndërveprim kulturor, ndërveprim midis kombeve, ndërveprim midis institucioneve dhe midis vetë sistemeve arsimore të vendeve, ky është dhe përkufizimi i saktë i fjalës ndërkombëtarizim i arsimit apo ndërkombëtarizim i edukimit.

Tani, pse ka marrë një rëndësi shumë të madhe sot? Në vitin 2000 kishim 1.2 milionë studentë ndërkombëtar. Pritet në vitin e ardhshëm akademik të kemi 7.2 milionë studentë ndërkombëtar, pra flasim për një popullatë që po rritet me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Pra jo vetëm qytetari global, jo qytetari digjital, por edhe studenti është bërë gjithmonë dhe më global.

Është një treg shumë në rritje dhe ka një konkurrencë jashtëzakonisht të madhe shtuar midis gjithë universiteteve dhe këtu qëndron edhe problemi. Kombet konkurrojnë për talente dhe i duan, i tërheqin dhe kjo prodhon fenomenin e tmerrshëm për vendet në zhvillim që është “Brain drain”. Dhe fatkeqësisht sado që vendet janë munduar me politika të “brain drain” për t’i rikthyer mbrapsht, jemi të pafuqishëm, magneti ëstë më i fortë nga krahu matanë. Të gjithë i duan talentet dhe me këtë rast i bëj thirrje dy studentave tanë më të shkëlqyer që kishim dhe sot në prezantim që ta dëgjojnë këtë fjalë dhe të na qëndrojnë këtu në shtëpi, në atdhe se duhet ta ndërtojmë dhe ne atdheun tonë.

Megjithatë një shans, një ogur i mirë mund të jetë që teknologjia edhe social networking mund të kalojnë ose të na prodhojnë një fenomen të ri që është “knowledge sharing”, pra edhe këta individë, këta shqiptarë që zgjedhin si alternativë për të jetuar jetën e vet jashtë, të ndajnë dijen e tyre  me atdheun e tyre dhe me vendin e tyre. Pra ndoshta tek teknologjia dhe fenomenet e reja të rrjeteve sociale, networking, mundet që ta prishim këtë lloj konflikti midis këtyre dy fenomeneve.

Problemi i dytë, ose arsyeja e dytë se pse vendet i japin një rëndësi të jashtëzakonshme, është zhvillimi i kapitalit njerëzor. Banka Botërore në vitin 2018 shpalli një projekt shumë të madh për human capital, projekt global, dhe rezultati jo shumë surprizues, por tashmë i kuantifikuar në mënyrë empirike, i provuar, është se talentet apo sistemet shkollore, arsimore që prodhojnë kapitale njerëzore cilësore kanë një diferencë me gati 30% në raport me të tjerët. Është një premium shumë e lartë. Pra vendet që kanë mundësi të zhvillojnë burime njerëzore cilësore, dhe zhvillimi këtu nënkupton në rradhë të parë arsimin por sigurisht edhe edukimin, mendja e shëndoshë gjithmonë në trup të shëndoshë, pra bën një diferencë të madhe. Dhe elementi i tretë është simbol për vetë universitetet, është simbol prestigji të qenit pjesë e networkeve, rrjeteve ndërkombëtare është një simbol prestigji, por kjo ngre një problem gjithashtu të rëndësishëm në këndvështrimin rregullator.

Problemi fundamental i arsimit është cilësia dhe në kontekstin e zhvillimeve të reja, çështjet e monitorimit dhe të krijimit të standardeve të reja për të monituruar aspektet cilësore të edukimit, janë fondamentale. Fake, jemi mësuar me fake neës, por ka fake diploma, ka fake universities, pra fjala fake është gjeneraliste. Kështu që në këndvështrimin rregullator dhe të mbikëqyrjes, mendoj që ngrihet një problem fondamental dhe kjo nuk është vetëm për Shqipërinë. Kjo është edhe për studentin ndërkombëtar që thotë se ka studiuar në Itali dhe fjala Itali nuk është një carta bianca për një nivel cilësor të edukimit, pra problemet janë globale dhe si të tillë kërkojnë një qasje dhe zgjidhje globale.

Dhe e fundit që do të thoja, lidhet me Erasmus dhe me kontributin e Erasmusit përtej marrëveshjes bilaterale, programeve etj, që janë shumë të rëndësishme, shpeshherë ne rendim pas sasisë dhe numërojmë sa marrëveshje kemi nënshkruar, por cilësia bën diferencën. Pra pairing, mundësisht pak marrëveshje, por funksionale. Pairing midis institucioneve dhe në nivel departamenti edhe në nivel individi, individi që studion në Suedi të bashkëpunojë me peers atje dhe kjo është shumë më e rëndësishme se sa ato marrëveshjet që i nënshkruajmë me ceremoni që janë të mira thjesht për televizor.

Tani, fjala e fundit është për kontributin e jashtëzakonshëm të programit Erasmus dhe mendoj që duhet t’i heqim kapelen. Erasmi në shek. XV-XVI brodhi  të gjithë Europën, desh fati që në shek.XXI të udhëtojë në Shqipëri nëpërmjet këtij programi dhe kontributi i tij është i jashtëzakonshëm. Domethënë është e paimagjinueshme 20 vite më përpara që të shkoje në universitetet jashtë vendit dhe të jepje leksion. Unë vetë përsonalisht eksperiencën e parë e kam me Tempusin që në vitin 1982, por ishte një kohë aq e largët dhe duket histori tashmë, duket sikur i përket një përiudhe të një gjenerate tjetër. Në fakt sot studenti, mobiliteti i studentëve dhe i stafeve akademike, por dhe mobiliteti i programeve akademike, dhe kjo gjithashtu është për t’u mbajtur në konsideratë se sot kampuset e universiteteve prestigjoze i gjen në të gjithë vendet e botës arabe. Po të shkoni në Kuvajt ose Katar, gjeni të gjithë universitetet më prestigjoze të Shteteve të Bashkuara dhe të botës. Pra ka mobilitet në nivel program dhe në çdo lloj niveli.

Ashtu siç ka shkuar konkurrenca globale nga kombet, koorporatat tek individi, kështu ka shkuar konkurrenca dhe në sistemet e arsimit. Dhe me këtë konkluzion, me këtë fjalë , me një përshëndetje shumë të fortë për përfaqësinë e programit Erasmus në Shqipëri dhe për kontributin që jep ky program dhe absolutisht, për mendimin tim është kontributi më madhor që jep për vendet që janë jashtë Bashkimit Europian. Kështu që urojmë do Zoti t’i shtojë fondet siç e ka në plan për t’i shtuar fondet edhe më shumë, për të ndihmuar shkëmbimin e të rinjve në mënyrë që t’i sjellim vërtetë më pranë popujt e Europës. /Gazeta Liberale

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back