Kryesore

Ditëlindja e Bashës, Rama: I uroj shëndet, por jo fitore

               Publikuar në : 20:53 - 12/06/19 Liberale

Ditën e sotme Partia Socialiste feston sot feston 28-vjetorin e krijimit të saj.

Por, kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili sot feston 45-vjetorin.

Kryeministri Edi Rama i ndodhur në Lushnjë në kuadër të takimeve elektorale, është shprehur se kreut të PD i uron shëndet por jo fitore.

“Sot është ditëlindja e PS-së, është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kështu që i uroj shëndet, por jo fitore. Megjithëse kam përshtypjen se edhe sikur ta linin të hynte vetëm në zgjedhje prapë nuk fiton dot”,- u shpreh Rama.

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *