Kosova

“Ditë zie shtetërore", Qeveria e Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë

Shkruar nga Liberale
“Ditë zie shtetërore", Qeveria e Kosovës

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar të mërkurën në mbrëmje me flamurin e Turqisë.

Përmes një postimi në Facebook, Qeveria ka shkruar se dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore.

“Dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore. Në nder të viktimave të tërmetit shkatërrues, ndërtesa e Qeverisë sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk”, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH