Aktualitet

Ditë zie kombëtare/ Ish-presidenti Bujar Nishani përcillet sot në banesën e fundit

Shkruar nga Liberale
Ditë zie kombëtare/ Ish-presidenti Bujar Nishani përcillet sot

Dy qershori do të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë, ndërsa ceremonia e homazheve do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.

Dje, presidenti Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani.

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare. Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”, ishte motivacioni i dekorimit.

Trupi i pajetë i ish-presidenti do të përcillet sot në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Kujtojmë se, ish-presidenti Nishani u nda nga jeta ditën e shtunë, në një spital në Gjermani.

Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i la në organizëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH