Aktualitet

Ditë të ngrohta vjeshte, temperatura deri 28 gradë për ditën e sotme

Shkruar nga Liberale
Ditë të ngrohta vjeshte, temperatura deri 28 gradë për

Rrymat e paqëndrueshme tashmë i kanë lënë vendit tonë gradualisht kthjellimet. Dita e martë përgjithësisht do të ketë mot me diell e gjatë mesditës vranësira kalimtare në male. Përgjatë luginave prani të mjegullinës në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe rritje në mesditë, që do të luhasin nga 5 gradë celsius deri në 28 gradë celsius.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH