Aktualitet

Dita e dytë e armëpushimit në Gaza, vijon lirimi i pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë

Shkruar nga Liberale
Dita e dytë e armëpushimit në Gaza, vijon lirimi i pengjeve

Sot është dita e dytë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, ku pritet të lirohen pengje të tjera. Një ditë më parë u liruan 24 pengjet e para: 13 izraelitë, 12 tajlandez dhe një filipinas. Në këmbim, Tel Avivi liroi 39 të burgosur palestinezë, të gjithë të mitur dhe gra të burgosur më parë pa akuza apo gjyq.

Sot do të lirohen edhe 13 persona, mes tyre tetë fëmijë. Nga spitali që priti pengjet dje raportuan se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Për herë të parë ndihma humanitare në veri të Gazës

Për herë të parë që nga fillimi i 7 tetorit, popullsia palestineze e veriut të Gazës ka marrë ndihmë humanitare. Këtë e konfirmon Ocha, agjencia e Kombeve të Bashkuara që merret me çështjet humanitare. Shpërndarja e ndihmave deri më tani ishte penguar në qytetin e Gazës dhe në veri të enklavës palestineze, sepse konsiderohej si zonë lufte. Prandaj Kombet e Bashkuara po shpërndajnë ndihma për ata njerëz që ishin fshehur në spitale dhe shkolla.

Prej ditës së djeshme në Rripin e Gazës kanë mbërritur 196 kamionë me ndihma humanitare

196 kamionë me ndihma humanitare hynë dje në Rripin e Gazës përmes vendkalimit Rafah dhe iu dorëzuan Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Kamionët përmbajnë ilaçe dhe furnizime mjekësore, por edhe ujë dhe ushqim, tha Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze në një postim në Twitter. Nga data 21 tetor e deri më sot, 1759 kamionë janë pranuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, sqaron organizata në X./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH