Aktualitet

Dita e 12-të e grevës, rëndohet gjendja e grave në Ballsh

Shkruar nga Liberale
Dita e 12-të e grevës, rëndohet gjendja e grave në Ballsh

Ndërsa kanë hyrë në ditën e 12 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grave greviste është rënduar.

Njëra prej tyre ka lanë ambientet e grevës për shkak të komplikacioneve që shfaqi ndërsa u zëvendësua me një tjetër kolege.

Grevistet kanë përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tyre se nuk do të tërhiqen deri në momentin që kërkesat e tyre do të marrin zgjidhje.

"Jemi të detyruar për këtë zgjidhje, se negociatat e kryeministrit për mendimin tim nuk kanë qenë serioze. Nuk është një problem që lindi sot. Por ka qenë prej vitesh. Kryeministri jon është i papërgjegjshëm. Ne vajtëm në tiranë për negociata. Ata na rrahën. Kryeministri nuk ka dashur të na dëgjojë as të dijë fare se çfarë halli kanë këta punëtor", ka thënë një prej tyre.

Deri më tani, naftëtarët kanë zhvilluar vetëm një takim me përfaqësuesit e kompanisë por negociatat kane dështuar pasi nuk u arrit të gjendej një zgjidhje lidhur me çështjen e rifillimit të punës në rafineri dhe pagat e prapambetura.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH