1

Distria Krasniqi merr medaljen e arit në Lojërat Olimpike

               Publikuar në : 12:51 - 24/07/21 liberale

Distria Krasniqi ka ngritur emrin e saj dhe të Kosovës në nivelin më të lartë sportiv. Ajo të shtunën ka fituar medalje të artë olimpike. E arta olimpike është suksesi më i madh i mundshëm në sport.

Për suksesin më të madh në karrierë, Distria nuk ka mundur të rezervojë vend më të mirë dhe kundërshtare më të mirë. Fitoi në finale ndaj japonezes Funa Tonaki në arenën “Nippon Budokan” në Tokio të Japonisë.

Për Kosovën është medalja e dytë e artë olimpike dhe e dyta në përgjithësi. Të parën e kishte fituar Majlinda Kelmendi, natyrisht në xhudo, në Rio 2016, kur edhe debutoi Kosova në Lojërat Olimpike.

Por me suksesin e Distrisë nuk përfundon përralla për xhudon kosovare. Kanë mbetur edhe katër xhudistë të garojnë dhe të gjithë janë pretendent për medalje. Të dielën garon Majlinda Kelmendi, të hënën Nora e Akil Gjakova e më pas edhe Loriana Kuka.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back