Kryesore

Disa shtete evropiane rikthejnë kufizimet në lëvizje

               Publikuar në : 15:14 - 21/07/21 liberale

Vala e re e infektimeve në disa shtete të Europës është reflektuar menjëherë në aplikimin e masave shtrënguese në lëvizjen e lirë.

Nga kjo javë, Franca dhe Zvicra kanë vendosur që të pranojnë vetëm qytetarët e vaksinuar, me vaksina të miratura dhe certifikuara nga agjencia e barnave europiane. Kushti i dytë është ai i kryerjes së një tamponi 48 orë para fluturimit.

Gjatë muajit qershor, të dy këto vende i hoqën kufizimet duke pranuar çdo qytetar edhe nëse nuk ishte i vaksinuar apo pa patur si kusht paraqitjen e nje rezultati testi.

Vaksinat që njihen nga këto dy shtete janë Pfizer, Moderna, Astrazeneca dhe Jonson &Jonson.

E njëjta situatë vlen edhe për ata që do të duan të hyjnë në Spanjë. Edhe ky shtet, ka rikthyer si kusht për lëvizjen, vaksinimin ose testin paraprak. Për udhëtimet drejt Spanjës është i nevojshëm tashmë edhe plotësimi i një formulary, i cili është i detyrueshëm.

Deri më tani, të vetmet shtete ku lëvizet pa kushte janë Austria, Hollanda dhe Belgjika. Të gjitha vendet e tjera kërkojnë tampon ose vaksinë. Edhe në dy shtetet me të cilat Shqipëria ka më shumë lëvizje siç janë Italia dhe Greqia masat mbeten ende në fuqi.

Italia është i vetmi vend që ende nuk lejon kalimin e kufirit për turizëm. Ndërsa, Greqia kërkon tampon ose vaksinë për udhëtimet ajrore, si dhe plotësimin e formularit.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back