Showbiz

Disa prej komenteve ishin negative, Elvis Pupa ka një mesazh për ndjekësit: Mos prisni nga mua që...

Shkruar nga Liberale
Disa prej komenteve ishin negative, Elvis Pupa ka një mesazh për

"Dancing with the Stars” startoi mbrëmjen e kaluar ku pjesa më e madhe e fansave kanë mbështetur dhe votuar çiftin e tyre të preferuar.

Pavarësisht komenteve pozitive që Elvis Pupa mori mbrëmjen e kaluar, teksa së bashku me partneren tij, Jora, kërcyen një salsa, juria shprehu disa pakënaqësira në lidhje me performancën e aktorit.

Ditën e sotme, Pupa ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, duke falenderuar të gjithë fansat e tij për mbështetjen por nga ana tjetër ai ka theksuar pavarësisht se ai ka dhënë maksimumin e tij, publiku nuk duhet të presë ndonjë gjë të jashtëzakonshme pasi është mosha ajo që nuk e favorizon shumë artistin.

“Respekte. Faleminderit të gjithëve për suportin që na dhatë mbrëmë në “DWTS”. Shpresoj që t’ju ketë pëlqyer performanca ime. Unë kam bërë maksimunin si për veten time por mos harroni që balerinët e fillojnë këtë profesion që në moshën 5-vjecare dhe në moshën 40-vjeçare heqin dorë pasi nuk iu përgjigjet më trupi. Mos prisni nga mua që e kam filluar në moshën 46-vjeç të eci me hapin e balerinëve. Llogariteni vetë. Po iu doli llogaria, na votoni VIP 12, Visi dhe Jora. Respekte”!, përfundon së thëni aktori i njohur në videon e postuar në profilin e tij zyrtar të Instagramit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH