Aktualitet

Disa persona grabisin 25-vjeçarin në pikën e karburantit

Shkruar nga Liberale
Disa persona grabisin 25-vjeçarin në pikën e karburantit

Disa persona të paidentifikuar ende nga policia kanë grabitur mesditën e të shtunës xhiron ditore në një pikë karburanti në Fllakë të Shijakut.

Lajmi bëhet me dije nga policia lokale, e cila ka nisur punën për identifikimin e autorëve.

Për këtë arsye janë marrë kamerat e sigurisë së bisnesit dhe po kqyren pamjet filmike.

Shijak/Informacion paraprak

Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti i kanë marë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës,(punonjës) dhe janë larguar.

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH